Po luftoni për t’i bërë fëmijët të hanë frutat dhe perime gjatë vakteve?
Zgjatja e orarit të vaktit me më pak se 10 minuta rrit ndjeshëm sasinë e frutave dhe perimeve që hanë fëmijët sipas një studimi nga studiuesit e Institutit Max Planck, Gjermani.
Fëmijët hëngrën 2.4 copë fruta dhe 3.7 perime shtesë, kur kohëzgjatja e vaktit u zgjat me 50% (mesatarisht 10 minuta më shumë në tryezë), sipas studimit të publikuar në JAMA Network.
Studiuesit kryen një eksperiment që përfshinte 50 grupe prindër-fëmijë.
Pas përfundimit të një vlerësimi fillestar në lidhje me demografinë, kohën që kalonin në tavolinë gjatë një vakti dhe preferencat ushqimore, pjesëmarrësit u ftuan në dy vakte falas në laborator.
Në një nga ato vaktet, pjesëmarrësit hëngrën ushqimin sipas kohëzgjatjes së tyre të rregullt të vaktit. Në pjesën tjetër ata kishin 50% më shumë kohë për të ngrënë (10 minuta më shumë mesatarisht). Pjesëmarrësit nuk ishin në dijeni se studimi lidhej me kohëzgjatjen e vaktit.
Gjatë vakteve më të gjata, fëmijët rritën numrin e frutave dhe perimeve që hanin, edhe pse konsumi i ushqimeve të tjera nuk ndryshonte ndjeshëm.
Gjetjet janë të ngjashme me një studim të mëparshëm që tregon se zgjatja e kohës së drekës në shkollë rrit konsumimin e frutave dhe perimeve.
Hulumtimi u krijua për të testuar meta-analizat që sugjerojnë se vaktet më të gjata janë faktori më i dobishëm në përmirësimin e shëndetit ushqimor te fëmijët.
Rezultatet janë të rëndësishme për shëndetin publik duke qenë se fëmijët në mbarë botën nuk i plotësojnë sasitë e rekomanduara të frutave dhe perimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



