Bajamet janë menduar gjithmonë si një ushqim i shëndetshëm. Ato njihen për vetitë e tyre të dobishme. Janë burim i kripërave minerale të çmuara si fosfori, kaliumi, bakri, zinku, mangani, fosfori dhe hekuri. Ndër vetitë e tjera të bajameve është se janë të pasura me vitaminë E.
Megjithatë, shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm se konsumimi i tepërt i tyre mund të shkaktojë inflamacion serioz.
Kjo për shkak të një yndyre të quajtur “acid arachidonic” i cili në sasi të mëdha në trup mund të shkaktojë dhimbje kronike dhe inflamacion.
Pas konsumimit të një sasie të madhe të bajameve, mund të krijohet dhimbje qafe, marramendje, të përziera, dhimbje të zorrëve ose acarim i lëkurës.

Rreziku i dëmtimit të shkaktuar nga bajamet rritet nëse ato i janë nënshtruar procesit të pjekjes, efekti i të cilit mund të bëhet i dëmshëm për shëndetin e trupit tonë.
Gjatë këtij procesi mund të zhvillohen kimikate të tilla si akrilamide të cilat kanë efekte kancerogjene.
Maria Antonietta Labrozzi , farmaciste eksperte në të ushqyerit klinik, thotë se ky ushqim duhet të haet me sasi të reduktuar. Ajo shton se edhe kur të konsumoni bajame, ato duhet të jenë të papërpunuara.
Ato janë më pak të dëmshme dhe përmbajnë më shumë lëndë ushqyese që mbeten të pandryshuara.
“Sasia ditore e bajameve që duhet të konsumohet duhet të jetë 20 bajame. Kjo sasi duhet të jetë e shpëndarë mes dy vakteve, në mëngjes dhe darkë”, shton Labrozzi.
Kur konsumoni bajame , duhet t’i kushtoni vëmendje pranisë së bajameve të hidhura.
Shija e tyre e hidhur është për shkak të pranisë së një substance të quajtur amigdalinë. Ky i fundit është i rrezikshëm sepse prodhon cianid hidrogjeni i cili, i marrë brenda një kufiri të caktuar, është helmues dhe mund të ketë edhe efekte fatale.
Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.