Filma

Dhimbje dhe mohim i realitetit / Si e shpjegon psikologjia skenën finale të serialit  ‘Adolescence’

Çdokush që ka parë serialin dramatik me katër pjesë, të udhëhequr nga Stephen Graham dhe aktorin debutuesi Owen Cooper, pa dyshim që është ende i prekur nga skena e fundit, ku babai i dëshpëruar Eddie (Graham) shpërthen në lot në dhomën e djalit të tij 13-vjeçar Jamie (Cooper) pasi mëson vendimin për të pranuar fajin për vrasjen e një nga bashkëmoshatarëve të tij, Katie.

Shikuesve të Netflix u shfaqet vetëm dy herë dhoma e Jamie-t gjatë katër serive, një herë në episodin e parë kur policia arreston adoleshentin dhe përsëri në fund, çka e bën atë edhe më intriguese.

Çfarë simbolizon skena nga një këndvështrim psikologjik?

Psikologia Dannielle Haig ka shpjeguar gjithçka që duhet të dimë mbi simbolikën e  dhomës së Jamie-t

Skena e dhimbshme e fundit e episodit të fundit përfundon me Eddie-n që ulet në dhomën e fëmijërisë së Jamie-t dhe jep lodrën e tij, arushin Teddy , një imazh që, sipas Dannielle, është “psikologjikisht goditës” për disa arsye.

Duke ndarë analizën e saj psikologja i thotë se skena prekëse mund të simbolizojë disa gjëra , e para prej të cilave është “dhimbja dhe mohimi prindëror”.

“Eddie që ulet në hapësirën e fëmijërisë së Jamie-t dhe angazhohet në një veprim kujdesi si t’i japë arushin  Teddy. Kjo mund të reflektojë një përpjekje të pavetëdijshme për të mbajtur imazhin e djalit të tij si një fëmijë të pafajshëm, në vend që të përballet me realitetin e asaj që ka bërë,” thotë Dannielle.

“Prindërit e fëmijëve që kryejnë krime të dhunshme shpesh përjetojnë një konflikt të thellë konjitiv dhe emocional, duke luftuar për të pajtuar perceptimin e fëmijës së tyre me tmerrin e veprimeve të tij.”

Sipas ekspertes, sjellja e Eddie-t këtu mund të “simbolizojë mohimin” ose një “përpjekje për të rikthyer kohën përpara se gjithçka të ndryshonte.” Kjo lidhet me disonancën konjitive dhe ndjenjën e pafuqisë.

Për më tepër, skena mund të tregojë ” pafuqinë” e  Eddie-t, siç thekson Dannielle: “Kontrasti i thellë ndërmjet pafajësisë së dhomës së Jamie-t dhe dhunës që ai ka kryer nxjerr në pah tensionin psikologjik që Eddie po përjeton.”

“Tani që Jamie ka vendosur të pranojë fajin, Eddie është i detyruar të përballet me të vërtetën, një të vërtetë që ai mund ta ketë kundërshtuar. Ulet në dhomën e djalit të tij dhe  duke u angazhuar në këtë veprim fëmijnor, ai përpiqet të përballojë këtë realitet të padurueshëm.”

Dhe, së fundmi, skena tregon një “humbje simbolike” të madhe.

“Ajo mund të përfaqësojë gjithashtu një ndjenjë pafuqie, pasi ai kupton se nuk mund ta mbrojë më Jamie-n ose të rikthejë atë që ka ndodhur. Në përgjithësi, kjo skenë është jashtëzakonisht e fuqishme sepse e detyron audiencën të përballet me kontrastin shkatërrues: një baba, në dhomën e djalit të tij, duke mbajtur një simbol të fëmijërisë, arushin Teddy pasi mëson se djali i tij është përgjegjës për një akt të pabesueshëm.” “Pakënaqësia që ajo shkakton është me siguri e qëllimshme, duke na lënë të përballemi me kompleksitetin e psikologjisë njerëzore, moralin”

Burimi: Tyla


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë