Shendet

Dhimbje, ankth, vështirësi në frymëmarrje: ‘Long Covid’ për një të shëruar në dy në botë

“Long Covid” mund të prekë një të shëruar në dy persona në botë. Sipas një sondazhi të publikuar në revistën “Jama Network Open”, më shumë se gjysma e atyre që janë shëruar nga Covid, 236 milionë njerëz në tërësi, zhvillojnë simptoma afatgjata, të cilat vazhdojnë deri në gjashtë muaj pas shërimit. Studimi u krye në Kolegjin e Mjekësisë në Penn State dhe studiuesit po japin alarmin për qeveritë.

Studiuesit që punuan në sondazh, theksojnë se në të ardhmen e afërt, sistemet shëndetësore do të duhet të përballen me një valë të pacientëve me Covid të gjatë që do të menaxhohen për simptoma fizike dhe psikologjike.

Ekspertët shqyrtuan të dhënat e dhjetëra studimeve të kryera në të gjithë botën, në lidhje me një total prej 250,351 të rriturve dhe fëmijëve të pavaksinuar që u infektuan me Covid midis dhjetorit 2019 dhe marsit 2021.

79% e mostrave të verifikuara rezulton se janë shtruar në spital dhe shumica më e madhe e pacientëve, mosha mesatare 54 vjeç, jetojnë në vende të pasura. U zbulua se mbi gjysma e personave të shëruar, manifeston ose kanë manifestuar simptomat tipike të Covid -it të gjatë.

Për gjysmën e tyre, bëhet fjalë për humbje peshe, lodhje, dhimbje trupore. Më shumë se një në pesë të shëruar, tregojnë një ulje të lëvizshmërisë; një në katër vetë ka vështirësi të përqëndrohet; një në tre zhvillon një çrregullim ankthi; tre nga pesë kanë anomali të mushkërive dhe mbi një në katër, kanë vështirësi në frymëmarrje. E megjithatë, gati një në pesë persona përjeton humbje të flokëve dhe skuqje të lëkurës.

Prandaj rezulton me një rëndësi gjithnjë e më të qartë, se sëmundja nuk përfundon me kalimin e infeksionit, përfundojnë autorët, duke nënvizuar se vaksina është aktualisht arma kryesore në dispozicion kundër infeksionit dhe për këtë arsye edhe kundër Covid -it të gjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë