Euro2024

Dhëmbi (që nuk e ka), dieta dhe ‘Rocky’, kush është Niclas Fullkrug, historia e një sulmuesi jo perfekt

Në ndeshjen hapëse të Euro 2024 kundër Skocisë, "bomberi" i kombëtares gjermane goditi me top një tifoz gjatë nxehmjes dhe i theu dorën. Ai shënoi një gol dhe i dha fanellën e tij në fund

Gazeta Si - Numri 9 mbi supet e tij, buzëqeshja jo perfekte, pamje vikingu dhe një famë futbolli që erdhi pas një kohe të gjatë: me pak fjalë, Niclas Fullkrug.

Ajo e tij është profili i një anti-ylli. Larg prototipit të lojtarit gjithnjë të talentuar dhe cilësor, historia e sulmuesit gjerman është ajo e një lojtari që ndërtoi veten. Po, e ndërtuar dhe ja disa nga arsyet.

Tipari dallues? Dhëmbi që mungon. Pseudonimin “Lucke”, pra “vrima”, ia detyron pikërisht mungesës së dhëmbit që e ka karakterizuar gjithmonë.

Por nuk ka qenë kurrë problem për të. Estetika ka pak rëndësi, ndërsa thelbi po. “Niclas është lloji i personit që vazhdimisht dëshiron të përmirësohet dhe i jep skuadrës besim. Për të gjithçka duket e mundur”, tha për të Hans-Dieter Flick, ish-trajneri i Gjermanisë.

Nga Bundesliga 2 gjermane, te golat në Kupën e Botës 2022 në vetëm pak muaj dhe te mbërritja në Euro 2024: për Fullkrug gjithçka ishte e mundur.

Dhëmbi, ushqimi dhe filmi “Rocky”

Një buzëqeshje me një “gropë”. Arsyet e mungesës së dhëmbit të tij nuk dihen me siguri. Por pseudonimi “Lucke”, megjithatë, duhet t’i ishte vënë për herë të parë nga Marko Arnautoviç gjatë kohës së tij te Werder Bremeni.

Dëgjon këngën e filmit të fmshëm Rocky III, "Survivor - Eye of the tiger", për të marrë energji para ndeshjeve dhe përdor profilin e tij në Instagram vetëm për të postuar përmbajtje të lidhura me futbollin, me pak shpërqendrime. Pjesa e parë e karrierës së tij u zhvendos mes Bundesligës dhe Zweite Liga.

Ndërkohë, 2022 është viti i kthesës. Ai shënoi 19 gola në Bundesliga 2 dhe ishte heroi i ngjitjes së Werder Bremenit në Bundesliga 1.

A ka qenë e mundur të bënte më shumë? Sigurisht. Në sezonin pasardhës, ai shënoi 10 gola në 13 ndeshjet e tij të para. Numra që i shërbyen për t’u grumbulluar me Gjermaninë në Kupën e Botës.

Megjithatë, ndryshimin e bëri koka e tij. Ai nuk ka qenë kurrë një talent apo futbollist premtues, këtë e vërteton pjesërisht historia e tij.

Ecuria ishte e gjatë dhe pati shumë sakrifica. Disa dëmtime dhe një kujdes pothuajse obsesiv për trupin e tij mes palestrës dhe ushqimit.

Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të fizikut të tij, duke shkuar nga 80 në 87 kg në një kohë të shkurtër. "Unë u stërvita më shumë se sa rekomandohej", - tha ai për gazetën “Bild”.

Dora e thyer e tifozit

Maja e peshës dhe fuqisë. Fuqi, si në golin e barazimit kundër Spanjës që e bëri idhull për gjermanët gjatë Botërorit në Katar.

Dhe si në goditjen me të cilën bëri ndaj një tifozi gjatë nxehjes së ndeshjes hapëse të Euro 2024, duke i thyer dorën atij. “Kam kënduar himnin në barelë, nuk dija tas ë qeshja apo të qaja”, tha më pas tifozi i lënduar.

Ndeshje e parë nga larg dhe festë për golin e numrit 9 nga distanca. Në këmbim, megjithatë, vetë sulmuesi i dha atij një nga bluzat e tij duke i kërkuar falje. Duke u kthyer një hap prapa, nuk harrohet lehtë gjuajtja e parë, ajo kundër Spanjës në Kupën e Botës.

Gjermania “njihet” me Niclas Füllkrug më 27 nëntor 2022. Një surprizë për kombëtaren, pavarësisht se është 29 vjeç. Debutimi në miqësoren kundër Omanit disa javë më parë. Rezultati? 1-0. Goli vendimtar? I tij.

Në Kupën e Botës në sfidën e dytë, ai shënoi golin e barazimit që mbajti gjallë shpresat e ekipit gjerman për kualifikim. Fansat kanë të preferuarin e tyre të ri. Një buzëqeshje pa dhëmb, një mjekër plot dhe një pasion ngjitës.

Më pas erdhi kalimi te Borussia Dortmund, goli në gjysmëfinalen e Champions League kundër PSG-së dhe kampionati Europian në shtëpi. Niclas Fullkrug, historia e një “bomberi” jo perfekt.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë