Politike

Dezinformimi dhe antikorrupsioni / Kuvendi miraton sot me votat e PS përbërjen e dy komisioneve, PD e ka bojkotuar

Pavarësisht qëndrimit të opozitës e cila nuk mori pjesë në votimin për ngritjen e tyre, Kuvendi do të kalojë sot projektvendimin për përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike dhe atë për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin

Në seancën e sotme plenare, PS ka depozituar emrat e anëtarëve të dy Komisioneve, që pritet të votohen vetëm me votat e mazhorancës.

Komisionit Anti-korrupsion, do të ketë 11 anëtarë, 6 nga mazhoranca dhe 5 nga opozita.

Anëtarët e këtij komisioni do të jenë kryetarët dhe zv/kryetarët e 4 komisioneve të përhershme parlamentare dhe ata të Këshillit të Integrimit Evropian. Drejtimin e këtij komisioni do ta ketë  Fatmir Xhafaj.

Ndërkohë, Komisioni i Dezinformimit do të drejtohet nga deputeti socialit Erion Braçe. Nga radhët e opozitës kanë konfirmuar pjesëmarrjen vetëm Mesila Doda dhe Fatmir Mediu, ndërsa 3 vendet e tjera të opozitës deri tani janë bosh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë