Gazeta Si- Një nxënësi 13-vjeçar në një shkollë në Devoll të Korçës, i është gjetur një mjet prerës, biçak. Ka qenë mësuesja e tij ajo që ia ka kontrolluar çantën në prani të psikologes dhe stafit drejtues të shkollës. Sipas policisë, është shmangur rreziku për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
"Ditën e sotme, në bazë të informacionit të marrë nga një mësuese dhe nga ndihmësspecialisti i zonës, se në një shkollë 9-vjeçare në rrethin e Devollit, një nxënës 13 vjeç mbante në çantë, një mjet prerës (biçak), menjëherë mësuesja, në prani të psikologes dhe stafit drejtues të shkollës, ka kryer kontroll në çantën e 13-vjeçarit. Nga kontrolli i çantës u gjet mjeti prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll. Nxënësi, i cili nuk ka shfaqur më parë probleme në sjellje në shkollë, është duke u pyetur në prani të prindit, psikologut dhe punonjësit social të shkollës, nga specialisti për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll. Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e prokurorit", - njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.