Gazeta Si – Një makinë me targa greke ka përplasur për vdekje një këmbësor, i identifikuar si Ajet Hoxha, rreth 50 vjeç.
Sipas burimeve viktima ishte endacak dhe ishte ulur këmbëkryq në anë të rrugës.
Ngjarja u regjistrua në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Progrit” në fshatin Cangonj.
A. K., duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësorin, banues në fshatin Vranisht të Devollit, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.