Gazeta Si – Një 45-vjeçar me iniciale A.A., nga fshati Kuç i Devollit, u arrestua pas denoncimit të një nëne, e cila e ka akuzuar për ngacmim seksual të djalit të saj 15-vjeçar nga fshati Poloskë.
Përmes detajeve tronditëse, i mituri ka treguar se si 45-vjeçari është munduar që ta mashtrojë duke i thënë që do i jepte para dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.
“Në dyqan më tha mua ‘hajde pak me mua’. Jo nuk e njihja, pastaj kur vinte herë pas here e njoha. 3 herë jam takuar. Më ka thënë ‘hajde me mua, do të jap lekë, do të çoj këtu, do të çoj atje’. I thashë jo, se unë dal me shokët. S’kam nevojë. Pastaj shkuam në këmbë nga xhadeja e në ca qershi, më tha ulu pak në bar. U ula, pastaj u ngrit e po më prekte dhe do më hiqte tutat po unë se lashë. Pastaj ika unë. Kaq”, – ka rrëfyer i mituri.
Ndërkohë, nëna e 15-vjeçarit thotë se i biri është trembur jashtë mase dhe kërkon drejtësi për djalin e saj.
“Unë punoj në rrobaqepësi, kam 17 vjet atje. Burri ka 5 vjet që më ka vdekur. Jetoj me tre fëmijët e mitur në shtëpi dhe kur kam ardhur ka qenë ora 6:30 e darkës dhe e pashë djalin të trembur. I thashë çfarë ke? Ai ishte i shoqëruar me një shokun e tij. Dhe ai i tha ‘tregoji mamit pse je trembur’. Në lokalin e fshatit Poloskë, atje ka qenë një zotëri nga fshati Kuç dhe ma ka gënjyer djalin. Ka trokitur në xhamin e dritares së lokalit dhe i ka thënë me dorë ‘dil një çikë jashtë. Djali tha: ‘Pse të dal’, dhe luante bilardo me shokët e tij. Doli dhe i tha ‘pse më do?’ Burri i tha: ‘Hajde se do të jap lekë’. ‘Nuk më duhen lekë’, i tha djali se ‘punon mami e më jep lekë’. E ka marrë djalin, ma ka mashtruar, ma ka gënjyer dhe kanë ikur më këmbë të dy. Ma ka shpënë në ca qershi të fshatit Poloskë, poshtë varrezave dhe atje me fëmijën tim vetëm 15 vjeç, i mitur, mundohej të bënte marrëdhënie seksuale me djalin tim. Djali im kishte një palë pantallona të lidhura me lidhëse poshtë dhe s’mundi t’ja hiqte dot dhe ja ka kapur me duar. Djali kishte në xhepin e xhupit një pineskë që ngulet, ja ka shpuar duart personit dhe u largua me vrap. Ai e ka ndjekur 10 metro dhe fëmija ikte i trembur dhe shikonte mos vinte ta kapte prapë. Kur erdhi në shtëpi ishte i trembur. Sot e kisha në spital në Korçë, për analiza dhe e kam të trembur jashtë mase nga ai person”.
Nëna e të miturit kërkon drejtësi për këtë ngjarje të rëndë, duke i drejtuar një apel organeve të shtetit: “I lutem shtetit që të marrë masa rreptësisht për atë person dhe të tjerë që merren me fëmijë të mitur në këto mënyra, që i gënjejnë se do t’i japin Lekë e që duan marrëdhënie seksuale. I lutem shtetit e policisë që për atë person të marrë masa se dua vetëm drejtësi për djalin tim. Këto ishin tre rastet e para që ai e gënjente që do t’i jepte lekë dhe unë s’po ja vija veshin se isha e lodhur nga puna. Ai do ta tensiononte gjendjen akoma më tepër me fëmijën tim 15 vjeç dhe nëse do kishte kryer marrëdhënie seksuale tamam, djali im mund të kishte ngelur në vend se është fëmijë. Dua vetëm drejtësi, se burri më ka vdekur dhe fëmijën tim sdua të përdorë ai kriminel. Asgjë më tepër”, është shprehur nëna e 15-vjeçarit në Devoll.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.