Futboll

Detaje të reja te përgjimet e Juves. ‘Nëse zbulohet ajo kartë, na hidhen në fyt’

“Nëse ajo kartë zbulohet, do na hidhen në fyt”. Kjo frazë është zbuluar nga përgjimet e hetimit Prisma në lidhje me raportet mes Juventusit dhe Kristiano Ronaldos.

Lajmi bëhet i ditur nga Ansa, që u referohet përgjimeve të “Guardia di Finanza” të një bisede të 23 shtatorit midis Federiko Kerubinit, që ka dëshmuar si person në dijeni të fakteve, por jo i akuazuar, dhe Çezare Gabazios, përfaqësuesit ligjor të Juventusit. Emri i këtij të fundit është i shtati në regjistrin e të akuzuarve, pas Anjelit, Paratiçit, Nedvedit, Çerratos, Re dhe Bertolës.

Kristiano Ronaldo, kur luante me Juventusin. Gazeta Si, 3 dhjetor 2021

Te kjo frazë lidhen hetimet e “Guardia di finanza”, që po përpiqet të gjejë dokumentacionin “kontabël dhe ekstarakontabël”, që i referohet “kartës së famshme që nuk duhet të ekzistojë teorikisht”. Fillimisht në këtë përgjim u mendua se gjithçka lidhej me pagat e prapambetura ndaj portugezit sa i takon kohës së Covid-it.

Por tani hipoteza më e mundshme është se bëhet fjalë për një marrëveshje mes palëve për të favorizuar kalimin e CR7 te Mançester Junajtid. Sipas Prokurorisë, “karta e famshme” duhet të ketë të bëjë me mbylljen korrekte të bilancit të 2021-shit, edhe pse shitja e portugezit është mbyllur kohë më parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë