“Jim Morrison, ditët e fundit në Paris” nga Hervé Muller, kështu titullohet libri kushtuar ditëve të fundit të yllit të Doors.
Deri tani dihej se ai ndërroi jetë më 3 korrik 1971 nga arresti kardiak, por sipas kritikut parizian të rock-ut dhe mikut të protagonistit, gjërat janë ndryshe.
Hetimi i kryer pak javë pas vdekjes së tij, nisur nga dëshmitarët që ndanë ditët e fundit të jetës së tij me të në kryeqytetin francez, synon të hedhë dritë mbi këtë aferë misterioze dhe të paqartë.
Hulumtimi analizon raportet e policisë, raportimet dhe dëshmitë e të dashurës së tij.
Deklaratat e miqve Agnès Varda dhe Alain Ronay, prezantuesit të radios Jean-Bernard Hebey dhe DJ Cameron Watson.
Edhe konfidencat e këngëtares Marianne Faithfull, e cila asokohe ndodhej në Paris.
Duke gërmuar në nëntokë me informacionin e marrë si të mirëqenë nga tregtarët e drogës në klubet që frekuentonin ato ditë, Muller arrin në përfundimin se Morrison vdiq nga një mbidozë në banjat e klubit të natës Rock’n’Roll Circus.
Më pas u transportua në shtëpi dhe u vendos në vaskën e famshme.
Jo një mister, jo një raport krimi, por një histori e “atyre ditëve në Paris” që thuajse u shndërruan në një “gjendje shpirtërore” për një figurë të kalibrit të Morrison.
Udhëtimi në Paris duhej të ishte një kapitull i ri në jetën e tij, një kohë për t’iu përkushtuar shkrimit dhe për të kufizuar teprimet.
Një hap drejt anonimitetit të dëshiruar duke u distancuar nga Doors dhe nga showbiz-i.
Muller bën një hap prapa dhe rinis jetën e tij falë historive të atyre që Morrison, e njihnin vërtet përtej idhullit ndërkombëtar.
Mospërfilljet e shokëve të tij të Doors, Manzarek, Densmore dhe Krieger, kryqëzohen me deklaratat e mikut të tij Frank Lisciandro dhe menaxherit Bill Siddons.
Megjithatë janë thashethemet për figurën e diskutueshme të së dashurës Pamela Courson ato që mbyllin rrethin.
Abuzimi me alkoolin dhe drogën, provokimi, anarkizmi i pakontrolluar përplasen me figurën e një djaloshi 27 vjeçar që vuajti shumë për të mos u njohur realisht si poet.
Ditët në Paris janë kulmi i një udhëtimi emocional.
Morrison i rrëfen autorit se donte të shpëtonte nga ata demonë që ai vetë kishte krijuar dhe mbi të cilët kishte humbur kontrollin.
Jeta e përditshme karakterizohet nga pirja e vazhdueshme dhe diskutimet e nxehta mbi kinemanë dhe letërsinë.
Një ekuilibër i paqëndrueshëm midis mitit dhe realitetit.
Në Francën ku ai po kërkonte veten, në shtëpinë e poetëve të tij të dashur Baudelaire dhe Rimbaud, ditët e tij të fundit janë pezulluar midis planeve ëndërrimtare për të ardhmen dhe një sulmi të vetë-shkatërrimit nihilist.
Në këtë skenar epilogu i historisë ishte ndoshta i pashmangshëm.
Si, ku dhe kur vdiq në të vërtetë ai përbëjnë vetëm një detaj. /La Stampa/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.