Kosova

‘Destinacioni i radhës është Kosova’, mercenari serb kërcënon nga zonat e luftës në Donbas

Nga Gazeta ‘Si’-Mercenarët serb të cilët kanë shkuar në Donbas për të ndihmuar rusët në luftën kundër Ukrainës, së fundmi kanë dalë edhe me një mesazh kërcënues për Kosovën.

Në një video e cila po qarkullon në rrjetin social “X” shihet një mercenar serb i cili para flamurit të Serbisë dhe Rusisë mban fjalim ku thotë se pas Donbasit, destinacioni tjetër është Kosova.

“Dëshirojmë t’i përshëndesim të gjithë vëllezërit në Kosovë dhe t’ua bëjmë të ditur se nuk janë vetëm. Ne jemi sot këtu, në dashtë Zoti, për të hequr qafe pushtuesit e NATO-s nga Kosova. Destinacioni tjetër është Kosova! Kosova është Serbi. Donbas është vendi ku bie perëndimi!”, deklaron mercenari serb.

Ndaj kësaj deklarate kanë nisur reagimet e shumta në “X”.

Asistentja e Parlamentit Evropian, Federica Woelk ka reaguar duke shkruar: “JO! Kosova është Kosovë dhe ne do e mbrojmë mesa të mundemi!”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë