Gazeta Si – Numrat celularë, adresat e emailit dhe madje edhe disa fjalëkalime që u përkasin anëtarëve të lartë të administratës afër Trump, duke përfshirë Mike Waltz, Pete Hegseth dhe Tulsi Gabbard, janë gjetur në internet, duke zbuluar një shkelje të madhe, të panjohur më parë të sigurisë në nivelet më të larta të Uashingtonit.
Lajmi bëhet i ditur pas një investigimi të gazetës gjermane “Spiegel”, i cili doli në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës dhe që bëri menjëherë shumë bujë në rrjetet sociale.
Disa nga këto adresa, si ajo e kreut të Pentagonit, ishin aktive vetëm dy ditë më parë: informacioni, përfshirë fjalëkalimet, gjendet në disa baza të të dhënave publike, të njohura gjerësisht nga ekspertët dhe hakerët.
Sipas mediave ndërkombëtare që citojnë ekspertët e sigurisë, pasojat mund të jenë serioze.
“Spiegel” shkruan: “Shërbimet sekrete armiqësore mund t’i përdorin këto të dhëna të aksesueshme publikisht për të hakuar komunikimet e njerëzve të përfshirë duke instaluar ‘spyëare’ në pajisjet e tyre. Prandaj është e besueshme që agjentët e huaj të kishin akses në grupin e bisedave në aplikacionin ‘Signal’, në të cilin Gabbard, Ëaltz dhe Hegseth diskutuan një sulm ushtarak”.
Nga analiza e të dhënave të zbuluara, del se adresa e emailit të Hegseth, dhe në disa raste edhe fjalëkalimi i lidhur, u shfaq në më shumë se 20 baza të dhënash të aksesueshme nga publiku.
Këto të dhëna ishin të lidhura me një llogari të fshirë së fundmi në ËhatsApp të Sekretarit të Mbrojtjes, raportoi gazeta gjermane. Informacionet e kontaktit të Waltz dyshohet se janë marrë nga i njëjti shitës anonim dhe janë të lidhura me llogaritë e tij në Microsoft Teams, LinkedIn, WhatsApp dhe Signal.
“Der Spiegel” mori gjithashtu disa fjalëkalime në lidhje me adresën e emailit të këshilltarit, të gjetura në disa baza të dhënash të komprometuara.
Adresa e emailit të Gabbard, ndërkohë, u gjet në Reddit dhe WikiLeaks, me lidhje me profilet e saj WhatsApp dhe Signal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.