Nga Gazeta ‘Si’- Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dështuar të emërohet kryetare e Kuvendit të Kosovës, edhe pas përpjekjes së tretë.
Ajo mori 57 vota pro, katër më pak se 61 votat e nevojshme për emërimin e saj.
Kundër saj votuan 46 deputët, ndërsa abstenuan 3.
Edhe në dy përpjekjet e kaluara, Haxhiu kishte marrë vetëm 57 vota pro.
Lëvizja Vetëvendosje seancën e kaluar kërkoi kohë për të arritur marrëveshje politike për emërimin e kandidatës së saj, Albulena Haxhiu, si kryetare të Kuvendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.