Futboll

Dështon Milan, autogoli dhe arbitri e nxjerrin jashtë Europa League

Drama për futbollin italian ka vijuar edhe këtë të enjte në Europa League, teksa Milan është eliminuar nga ky kompeticion. Pas skualifikimit të Napolit dhe Inter nga Champions League, ka qenë radha e kuqezinjve që të largohen nga Europa League edhe pse duhet thënë, në një formë disi të padrejtë. 3-1 është mposhtur skuadra e Gatuzos nga grekët e Olimipakos në stadiumin olimpik të Athinës, një rezultat që i ka befasuar të gjithë dhe që i largon nga Europa 7 herë fituesit e Champions League. Olimpiakos e zhbllokoi e para rezultatin anë të Cise në minutën e 60’, ndërsa autogoli i Zapatës dyfishoi shifrat për grekët. Por mbrojtësi kuqezi e rregulloi gabimin e tij, teksa shënoi golin që shkurtoi diferencën në 2-1. Në këto shifra Milan kalonte më tej, por në minutën e 81’ erdhi goli i nokautit nga Fortounis për Olimpiakos.

https://www.youtube.com/watch?v=tIDNVztdVnU

Ky gol i shënuar me penallti është kontestuar shumë nga Milan, pasi është gjykuar shumë i dyshimtë. Ka qenë vetë drejtori Leonardo që ka zbritur në fushë, duke akuzuar për largim të padrejtë nga ky kompeticion. Akuzave të dirigjentit brazilian nuk i ka shpëtuar as qeveria europiane e futbollit, Uefa.

https://www.youtube.com/watch?v=2j-7ugv0VIs

Nga ky grup avancojnë më tej Real Betis si vendi i parë dhe Olimpiakos si vendi i dytë. Milan shkon në shtëpi si vendi i tretë, ndërsa Dulanzh do duhet të krenohet më pjesëmarrjen.

Në ndeshjet e tjera me vlerë të këtij raundi final të fazës së grupeve nuk ka pasur shumë surpriza. Arsenal dhe Bajern Leverkusen kanë fituar përballjet e tyre këtë të enjte. Ndërsa Çelësi dhe Lacio që ishin kualifikuar kanë barazuar dhe janë mposhtur, pasi në fushë iu kishin dhënë mundësinë lojtarëve më të rinj që nuk ishin aktivizuar më herët.

Më poshtë tabela e plotë e rezultateve të të gjitha ndeshjeve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë