Futboll

Dështojnë edhe shtriganët, Mane operohet. Argjentina humb dy lojtarë

Gazeta Si – Këtë herë shtriganët kanë dështuar, Sadio Mane e ka humbur Botërorin. Pas dëmtimit në kampionat ndaj Verder Bremenit, sulmuesi i Bajernit u përfshi në listën e Senegalit, me shpresën se do të riaftësohej, por më kot.

Rezonanca e fundit tregoi se lojtari nuk mund të zbresë në fushë javët e ardhshme dhe kështu ai është operuar në Austri. Senegali humb lojtarin e tij kryesor në Botërorin e Katarit. Trajneri Sise pritet të grumbullojë Diatan ose Bamba Dieng.

Ende pa nisur Botërori, Argjentina ka humbur pjesë të rëndësishme. Trajneri Skaloni pranoi pak ditë më parë se lista e lojtarëve mund të ndryshojë. Pas ndeshjes me Arabinë Saudite disa lojtarë shfaqën probleme, mes tyre edhe Paulo Dibala.

Nikolas Gonzalez. Gazeta Si, 18 nëntor 2022

“Nikolas Gonzalez ka pësuar një dëmtim muskulor dhe nuk do të jetë pjesë e listës për Kupën e Botës. Në vend të tij është thirrur Angel Korrea”, – shkruhet në një komunikatë zyrtare të federatës argjentinase.

Më pas doli edhe një njoftim tjetër, sipas të cilit edhe Joakim Korrea nuk do të jetë në Katar. Në vend të tij trajneri Skaloni ka grumbulluar Tiago Almadan. Tek Argjentina mbeten në dyshim Paulo Dibala, Kristian Romero dhe Papu Gomez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë