Futboll

Dështoi me Shqipërinë, Polonia zgjedh trajnerin që do të zëvendësojë Santos

Gazeta Si – Humbja 2-0 me Shqipërinë në ‘Air Albania’ la pasoja të rënda te Polonia. Pas asaj disfate u shkarkua trajneri Fernando Santos dhe tashmë Federata polake ka zgjedhur pasuesin e tij.

Mikal Probierz është emëruar zyrtarisht trajner i Polonisë. Aktualisht ai drejtonte Poloninë U-21 dhe drejtuesit e futbollit polak e shohin si njeriun e duhur për të udhëhequr kombëtaren A në vazhdim të kualifikueseve Euro 2024.

“Mikal Probierz është trajneri i ri i kombëtares polake. Është zgjedhja më e mirë e mundshme dhe i uroj fat trajnerit të ri”. Ky është urimi i presidentit të federatës, Çezari Kulesha, për trajnerin e ri.

Polonia, e kosnideruar favorite kryesore në grupin tone, ka pasur një ecuri të dobët deri tani, ku ka humbur me Cekinë, Moldavinë dhe Shqipërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë