Kosova

Dështimi i takimit trepalësh në Bruksel, O’Brien: Kurti dhe Vuçiç të rizotohen për zgjidhje problemesh

Nga Gazeta 'Si'-Ndihmëssekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Jim O’Brien, ka komentuar takimet e djeshme në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi. Ai tha se moszbatimi i marrëveshjeve që janë nënshkruar në të kaluarën janë një mundësi e humbur nga të dyja palët.

Ai nënvizoi se palët duhet që të angazhohen për të trajtuar problemet mes tyre në kuadër të dialogut të mundësuar nga Bashkimi Evropian.

“Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara është me të vërtetë një mundësi e humbur për të dyja palët”, tha O’Brieni.

Në ndërkohë, në Bruksel dje janë mbajtur takimet e radhës së nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë - Serbi.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell në fund të takimeve me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se takimi trelateral s’është mbajtur për shkak të Kurtit.

“Bisedat ishin të vështira siç kanë qenë gjithmonë dhe në fund s’kishte takim trilateral. Kosova s’ishte gati për këtë s’kishte vullnet për këtë takim trilateral. Serbia ishte gati ta bëjë. Por duhen dy për të vallëzuar tango” ka thënë ai.

Më tej Borrelli ka thënë se aktualisht “marrëveshja mbetet e paimplementueshme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë