Kosova

Dështimi i Kuvendit të Kosovës, Kurti: Sulm brenda institucional! Opozita po lë nam

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e cilësoi si “sulm brenda institucional” kundër Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike mosvotimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve të deputetëve.

Kurti shkroi në Facebook se kjo sipas ti është situatë që nuk ka ndodhur më herët në Kosovë dhe akuzoi opozitën se ata “po lënë nam”.

Sipas tij, ata nuk janë vetëm kundër Republikës së Kosovës, por edhe kundër vetvetes.

“Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve.

Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, shkroi Kurti.

Seanca e sotme e konstitutimit të Kuvendit të Kosovës dështoi. Dështimi erdhi pasi nuk kaloi raporti për mandate i deputetëve, i cili nuk mori 61 vota të mjaftueshme.

Ndërkohë, në mes të seancës u njoftua se Kurti kishte dhënë dorëheqjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë