Futboll

Dështime të bujshme të Realit dhe Barcelonës, i mundin Kadizi dhe Getafe

Real Madrid dhe Barcelona janë mundur në javën e pestë të La Ligës me rezultatin e njëjtë, 1-0. Humbje të bujshme të dy gjigantëve spanjollë nga dy skuadra të vogla si Kadiz dhe Getafe. Kampionati udhëhiqet tashmë nga katër skuadra me nga 10 pikë: Reali, Getafe, Kadizi dhe Granada, kurse Barcelona është e nënta për momentin.

Krejtësisht e papritur humbja e Realit, e para në këtë kampionat. Kadizi e ka mundur 0-1 në “Santiago Bernabeu”, pas një goli të Lozano dhe një ndeshjeje kryevepër. Varane iu afrua golit për Realin, ndërsa Lozano kishte një mundësi për golin e dytë. Në fundin e ndeshjes, Benzema goditi traversën dhe Reali doli pa pikë. Lojtarë të rëndësishëm të madrilenëve, si Ramos dhe Modriç, ishin në një ditë të keqe. Skuadra e trajnerit Zidan ruan gjithsesi kreun, me 10 pikë.

Mesi dhe Grizman gjatë ndeshjes me Getafen. Gazeta Si, 18 tetor 2020


Barcelona ka humbur në fushën e Getafes dhe mbetet larg kreut, por ka një ndeshje më pak. Getafe zhvilloi një ndeshje shumë agressive, por pati edhe fat, teksa Mesi goditi traversën me një të majtë potente në hyrje të zonës. Griezman gaboi më pas tek për tek me portierin Soria.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë, kur De Jong shkaktoi një penallti ndaj Dakoman dhe Mata goditi saktë nga pika e bardhë. Më pas Hernandez shpërdoroi dy raste të pastra për 2-0, ndërsa te Barcelona, as futja në fushë e Ansu Fatit dhe Koutinjos nuk ndryshoi asgjë në rezultat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë