Keshilla

Dëshironi që fëmija juaj të hajë më shumë zarzavate? Hani më shumë vetë!

Çdo prind e ka parasysh luftën dhe përpjekjet për t’i bërë fëmijët e vegjël të hanë zarzavate gjatë vakteve. Por shkencëtarët tani besojnë se problemi mund të shmanget, nëse prindërit konsumojnë vetë më shumë perime gjatë shtatzënisë. Një studim i fundit tregon një lidhje mes ushqyerjes së nënës në shtatzëni dhe fëmijës gjatë rritjes deri në moshën 6-vjeçare.
Sipas ekipit të ekspertëve amerikanë dhe francezë, edhe ndjekja e dietës gjatë ushqyerjes me gji të një foshnje ndikon. Ata besojnë se shijet e hidhura të perimeve të transferuara në mitër dhe në qumështin e gjirit mund të formojnë preferencat ushqimore të fëmijëve ndërsa rriten. Por ekipi pranon se nuk mund të përjashtojë që nënat që pëlqejnë perimet thjesht mund t’i bindin fëmijët e tyre t’i hanë ato më shpesh duke ngrënë njëkohësisht me ta.

Një dietë e pasur me zarzavate dhe fruta mund të forcojë sistemin imunitar, të ulë presionin e gjakut, të frenojë mbipeshën dhe madje të luftojë disa lloje kanceri.
Hulumtuesit nga universitetet e Rhode Island, Kolorado dhe Paris-Saclay për studimin e botuar në revistën mjekësore “Appetite” anketuan 696 gra për rreth tre muaj. Ekspertët i pyetën nënat se sa porcione perimesh hanin në ditë gjatë dhe pas shtatzënisë. Studiuesit pyetën gjithashtu se sa zarzavate kishin ngrënë fëmijët e tyre nga mosha katër muajsh deri në gjashtë.

Nënat që perime në të treja vaktet kishin gjasa të mësonin edhe fëmijët e tyre të hanin perime një herë në ditë. Të dhënat treguan se gjatë rritjes këta fëmijë kishin gjasa të konsumonin më shumë perime në ditë.
Sipas ekspertëve të dhënat tregojnë se ndërhyrja për të rritur konsuminim e perimeve nga nënat para dhe pas lindjes mund të jetë një strategji efektive për të përmirësuar pranimin dhe konsumimin e perimeve tek fëmijët. Ndërkaq ata shtuan se nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar gjetjet dhe të shtohen më shumë programe shëndetësore nga qeveritë për të nxitur ushqyerjen e duhur të fëmijëve.

Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë