Futboll

Deshamp shpall listën e Botërorit, kampionët në fuqi me sulm ‘atomik’

Gazeta Si – Trajneri i Francës, Didier Deshapmp, ka shpallur listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për Botërorin e Katarit,. Siç parashikohej, jashtë kanë mbetur për shkak dëmtimi Pogba dhe Kante. Debutimi i kampionëve të botës është më 22 nëntor, kundër Australisë.

Trajneri i ‘gjelave’ ka zgjedhur 25 lojtarët që do të udhëtojnë drejt Katarit. Një listë pa surpriza. Jashtë ka mbetur portieri i Milanit, Maingnan, edhe ai për shkak dëmtimi. Vendin e tij e ka marrë Mandanda.

Zhiru dhe Hernandez, dy milanistët e grumbulluar nga Franca. Gazeta Si, 10 nëntor 2022

Në listë bën pjesë edhe Rafel Varane, pavarësisht momentit të vështirë që po kalon në Premier Ligë dhe në dyshim për një dëmtim. Mungesa që ka bërë më shumë zhurmë pas shpalljes së listës është ajo e Xhnatan Klaus, mbrojtësit të Olimpik Marsejës, i grumbulluar rregullisht kohët e fundit.

Sulmi mbetet ‘arma’ më e fortë e Francës. Një përbërje ‘atomike’ në repartin e avancuar, me emra si Karim Benzema që sapo ka fituar ‘Topin e Artë’, apo Kilian Mbape dhe Dembele. Trajneri Deshamp, nëse do të ketë dëmtime, mund të bëjë ndryshime në listë deri një ditë para debutimit.

Lista e Francës
Portierë:
Areola (Uest Hem), Loris (Totenhem), Mandanda (Renes).
Mbrojtës: L.Hernandez (Bajern), T.Hernandez (Milan), Kimpembe (Psg), Konate (Liverpul), Kounde (Barcelona), Pavard (Bajern), Saliba (Arsenal), Upamekano (Bajern), Varane (Mançester U.).

Mesfushorë: Kamavinga (Real Madrid), Fofana (Monako), Guendouzi (Marsejë), Rabiot (Juventus), Tçouameni (Real Madrid), Veretu (Marsejë).

Sulmues: Benzema (Real Madrid), Koman (Bajern), Dembele (Barcelona), Zhiru (Milan), Grizman (Atletiko Madrid), Mbape (Psg), Nkunku (Lajpcig).

Franca bën pjesë në Grupin D, bashkë me Australinë, Danimarkën dhe Tunizinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë