Taksa

Deri në prill u zgjerua lista e subjekteve në borxh me Tatimet. Shumica kanë detyrime të vjetra

Nga Gazeta ‘SI’ 30.754 “borxhlinj” i janë shtuar Administratës Tatimore 4 muajt e parë të vitit 2023, për shkak të mospagimit të detyrimeve të tyre.

Nga këto subjekte, 2.741 janë pjesë e “listës së zezë”, asetet e të cilave janë bllokuar.

Gjithsesi, pjesa më e madhe, tregojnë Tatime, kanë detyrime të pashlyera disa vjeçare dhe jo vetëm borxhe të akumuluara nga janari në prill. 

Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rezulton se gjendja e stokut të detyrimeve që sipërmarrjet duhet të paguajnë arrin në 146.8 miliardë lekë deri në fund të viti 2022.

Një një raport auditimi për Tatimet, KLSH tregonte, se vetëm 7 tatimpagues kanë 9 miliardë lekë detyrime, ndër të cilët vetëm dy tatimpagues kanë shtuar detyrimet me rreth 7.4 miliard lekë dhe rreth 13.2 mld lekë janë detyrime të taksapaguesëve VIP, kompanitë e mëdha. Sipas llojit të debitorëve, 65% e borxhit i përket subjekteve pasive, 88.1 mld lekë, që sipas KLSH-së është tregues edhe për vështirësinë në mbledhjen e këtyre detyrimeve, për sa kohë këto subjekte nuk vijojnë aktivitetin e tyre.

KLSH vlerësonte se kjo ka ndodhur për shkak të mangësisë në masat shtrënguese të implementuara për arkëtimin e detyrimeve të papaguara dhe në monitorimin e borxhit nga momenti i krijimit të tij, deri në mbledhjen me forcë të borxhit tatimor në DRT. Mangësitë në hedhjen në sistem të të dhënave. Vonesa në finalizimin e raporteve.

Tatimet e bëjnë publike dhe e rifreskojnë herëpashere listën me emra të subjekteve që nuk kane paguar detyrimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë