UNICEF ka njoftuar se Kosova do të furnizohet me 76,800 vaksina kundër Covid-19 deri në muajin maj.
Kosova nisi të hënën fushatën e vaksninimit kundër koronavirusit, pasi të dielën pranoi 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca. Këto dërgesa, të parat për Kosovën, janë siguruar nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon furnizimin me vaksina të vendeve në zhvillim. UNICEF po ndihmon në shpërndarjen e vaksinave në këto vende.
Sipas planit shtetëror të vaksinimit, përparësi në fushatën e vaksinimit kanë profesionistët shëndetësorë, ndërsa pas tyre personat mbi 80 vjeç dhe ata me sëmundje kronike.
Të martën, drejtoresha e vaksinimit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK), Edita Goranci-Haxhiu, tha se deri 70 % e popullatës së Kosovës parashihet të vaksinohet deri në fund të vitit, varësisht prej dërgesave të vaksinave.
“Jemi në situatë të rëndë, kemi mbi 900 pacientë të shtruar 37 në gjendje kritike dhe rreth 700 me oksigjen”, tha Krasniqi.
Por Sindikata e Mjekëve në Kosovë ka shprehur më herët dyshime se vaksinimi i qytetarëve do të mund të realizohet në mënyrë të drejtë, sidomos kur është fjala për personat me sëmundje kronike dhe ata mbi 80 vjeç.
Kryetari i kësaj Federate, Blerim Syla, ka thënë se Kosova nuk ka statistika të detajuara shëndetësore për grupet e rrezikuara, pasi, sipas tij, sistemi i informimit shëndetësor nuk funksionin siç duhet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




