Gazeta Si – Tenisti britanik ka mundur australianin Kokinakis në një ndeshje që zgjati 5 orë e 45 minuta. Është ndeshja e dytë që ka përfunduar më vonë dhe ndeshja e dytë më e gjatë në historinë e turneut Australian.
Një maratonë e pabesueshme në raundin e dytë të Australian Open. Pas një ndeshjeje prej 5 orë e 45 minutash, që i mbajti lojtarët në fushë deri më 4:06 të mëngjesit, Andy Murray mundi në setin e 5-të Thanasi Kokinakis me një përmbysje të çmendur. Ishte një ndeshje e pafundme në ‘Margaret Court Arena’, me kthesa të papritura mes australianit dhe bitanikut. Në fund triumfoi Murray 4-6, 6-7, 7-6, 6-3 dhe 7-5.
5 hours and 45 minutes.
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 19, 2023
Ultimate respect between two warriors.@andy_murray 🤝 @TKokkinakis #AusOpen • #AO2023 pic.twitter.com/WZe08IBLVe
Ndeshja në fjalë ishte e dyta që karfunduar më vonë në Australian Open. Rekordin e mban Lleyton Hewitt-Marcos Baghdatis në 2008-ën, që përfundoi në orën 4:43 të mëngjesit. Po ashtu, është ndeshja e dytë më e gjatë pas finales së 2012-ës me Gjokoviccit dhe Nadalit (5 orë e 53 minuta).
Pas fitores ndaj Mateo Berretinit, ish-numri 1 në botë, Andy Murray, përsëriti veten në një provë të jashtëzkonshme fizike, teknike dhe mentale. Në humbje 2-0 dhe një ‘break’ kundër Kokinakis, britaniku arriti ta fuste ndeshjen në shina dhe pastaj ta mbyllte, duke shfrytëzuar maksimalisht eksperiencën, përqendrimin dhe durimin.
Cilësi këto që e lejuan të fitonte ndeshjen më të gjatë të karrierës, duke i mahnitur të gjithë pas operacionit. Në turin tjetër 35-vjeçari do të ndeshet me Roberto Bautista Agut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.