Nga Gazeta Si- Tre persona janë arrestuar si të përfshirë në një rrjet kontrabande qeniesh njerëzore drejt Kanadasë, Shteteve të Bashkuara etj. U arrestuan H. M., 58 vjeç, L. M., 58 vjeç dhe C. N., 62 vjeç.
Sipas Policisë, i dyshuari kryesor, H. M., me precedent të mëparshëm në këtë aktivitet kriminal, në bashkëpunim me persona të tjerë, siguronte dokumente udhëtimi të falsifikuara dhe kontrabandonte shqiptarë drejt vendeve të BE-së, prej andej në ishujt Karaibe dhe më pas drejt Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Hetimi ka zbuluar se organizatorët kërkonin 20 deri në 35 mijë dollarë për person, me premtimin e kalimit të sigurt në Amerikën e Veriut.
Gjatë operacionit u sekuestruan shuma të mëdha parash cash, dokumente udhëtimi të falsifikuara dhe prova të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


