Gazeta Si – Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar, ka shpallur fajtorë 4 të pandehurit e grupit kriminal të akuzuar për trafik të klandestinëve nga Lindja e Mesme drejt vendeve te BE-së.
Në njoftimin e shpërndarë për mediat, thuhet se Yalcin Ali Hanci dhe Mustafa Cosekoglu janë dënuar me nga 6 vjet burg, ndërsa Soran Saber dhe Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) janë dënuar me nga 12 vjet burg.
Ndaj tyre rëndon akuza për grup të strukturuar kriminal dhe ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve. Këta shtetas dërgonin emigrantë nga vendet e treta drejt Bashkimit Europian.
Vendimi u dha nga trupi gjykues me përbërje nga gjyqtarët Etleva Deda, Ardit Mustafaj dhe Bib Ndreca.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



