Futboll

Derbi shqiptar në ‘Conference League’

Nga Gazeta Si – U hodh para pak minutave, shorti për fazën e Ligës në “Conference League” ku për të parën herë marrin pjesë Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës.

Për ironi, të dyja skuadrat shqiptare nuk i kanë shpëtuar përballjes direkte.

Drita në shtëpi do të presë Az Alkmaar (NED), Omonoia (CYP) dhe Shkëndijën (MKD).

Ndërsa në transfertë do të luajë ndaj Rayo Vallecano (ESP), KuPS Kuopio (FIN) dhe Shelbourne (IRL).

Sa i përket Shkëndijës, kuqezinjtë nga Tetova do të presin në shtëpi Slovan Bratislava (SVK), Jagiellonia (POL) dhe Shelbourne (IRL).

Në transfertë do të vizitojnë Rayo Vallecano (ESP), Drita (KOS) dhe AEK Larnaca (CYP).

Bie në sy që Rayo Vallecano dhe Shelbourne do të luajnë me të dy skuadrat shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë