Futboll

Derbi për vendin e fundit në podiumin e Superiores

Në Evropë për sezonin e ardhshëm dhe fituese e Kupës së Shqipërisë. Dinamo City do të luajë ndaj Partizanit në Finalen e vogël të Final4 në Kategorinë Superiore. Ashtu si blutë edhe të kuqtë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Evropës pas mbylljes së sezonit të rregullt mes 4 vendeve të para. Dinamo City nuk ja doli të fitonte ½ finalen ndaj Vllazniasë, ashtu si edhe Partizani u mund nga Egnatia. Kryeqytetasit duhej patjetër të fitonin ndërsa rivalët përkatës kishin dy rezultate në dispozicion për shkak të renditjes në dy vendet e para.

Ilir Daja vs Skënder Gega

Dinamo City e mbylli sezonin e rregullt në vendin e 3 dhe objektivi është ta konfirmojë atë në “Elbasan Arena”. Ndërsa Partizani që e siguroi “Final4” vetëm në javën e fundit ndaj AF Elbasani do të provojë të ngjitet një vend më lart pas derbit të 5 ndaj bluve këtë sezon. Katër ndeshjet e sezonit të rregullt prodhuan dy barazime dhe nga një fitore për secilën nga skuadrat. E parashikuar për tu zhvilluar në “Arenën Kombëtare”, sfida u spostua në Elbasan për shkak të zhvillimit të Edicionit të 108 të “Giro d’Italia” në ciklizëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë