Java e 6-të e Abissnet Superiores sjell derbin e shumëpritur të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, që është më i nxehtë se ai i këtyre dy skuadrave me Dinamon. Ndeshja është parashikuar të luhet të hënën e ardhshme, por interesimi i tifozëve ka nisur që tani.
Tirana, si klub organizator, ka publikuar edhe çmimet e biletave, që dalin në treg që sot. Bie në sy fakti se një biletë për këtë ndeshje shkon deri në 5 mijë lekë, shumë më shtrenjtë se në një ndeshje të zakonshme.

“Dalin në shitje biletat për ndeshjen Tirana-Partizani, që luhet të hënën, më 25/10/2021, ora 19:45, në stadiumin “Air Albania”. Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi” dhe online. Lutemi që përfitimi i biletave të bëhet në avancë për të shmangur rradhët dhe grumbullimet në pikat e shitjes, për të ruajtur dhe mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit”, – shkruan klubi bardheblu në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare.
Tirana vjen në këtë derbi në gjendje më të mirë, ajo kryeson renditjen me 11 pikë, kurse Partizani është shumë prapa dhe ende nuk ka mundur të shijojë fitoren e parë në këtë kampionat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




