Futboll

Derbi i parë sezonal, Partizani dhe Tirana përplasin ‘brirët’ sot në ‘Air Albania’

Gazeta Si – Erdhi monenti për derbin e parë të sezonit. Partizani dhe Tirana do të ndeshet sot, në orën 19:00, në stadiumin ‘Air Albania’, në ndeshjen mbyllëse të javës së 6-të të Superiores.

Partizani vjen në këtë sfidë në pozita më komode. Mban vendin e parë dhe e ruan atë edhe në rast humbjeje, kështu që presioni kalon në anën e Tiranës. Kampionët në fuqi nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë kampionatin, por me një fitore në derbi do ta kalonin situatën në favor të tyre.

Baneri i Partizanit per derbin. Gazeta Si, 2 tetor 2022

Dy skuadrat i ndajnë 4 pikë në tabelën e klasifikimit. Tirana nuk duket më ajo e sezonit të kaluar, pasi i janë larguar shumë lojtarë me peshë nga formacioni, por sërish ka shanse për të mbrojtur kurorën.

Do të jetë derbi i parë edhe për trajnerin italian të Partizanit, Kolela, i cili deri tani ka surprizuar me aktivizimin e disa lojtarëve të rinj. Shehi në anën tjetër është i mësuar me derbit, ka fituar disa në stolin e Tiranës. Në ndeshjen e sotme bardheblutë kanë një mungesë të rëndësishme, mbrojtësin Najdovski.

Pritet një ndeshje e hapur në ‘Air Albania’, vitrina më e mirë për të treguar vlerat nga të dyja skuadrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë