Futboll

Derbi i ‘Merseyside’ – vendasit duan të thyejnë ‘mallkimin’ e orës 13:30

Nga Gazeta Si – Derbi i “Merseyside” është gjithmonë jashtëzakonisht i rëndësishëm për Liverpool-in dhe Everton-in, por këtë herë duket se ka peshë edhe më të madhe për “Premier League”-n në tërësi.

Të dy skuadrat e kanë nisur mirë sezonin. “Reds”-at kanë 4 fitore në po kaq ndeshje, duke filluar mbrojtjen e titullit në mënyrë efektive.

Ndërkohë, “Toffees” nuk kanë qënë mbi vendin e 10-të prej sezonit 2018-19, por aktualisht mbajnë vendin e gjashtë në klasifikim.

Sipas superkompjuterit të “Opta”-s, Liverpool është favorit i madh për të fituar Derbin, megjithatë rrallëherë Everton ka mbërritur në “Anfield” në një formë kaq të mirë.

Salah dhe Grealish janë në qendër të vëmendjes. Faraoni Mohamed Salah nuk është si shumica e lojtarëve.

Ai ka shënuar dy herë dhe ka asistuar një gol dramatik në minutën e 100-të, por duket se nuk e ka nisur kampionatin 2025-26 aq mirë.

Megjithatë shumë futbollistë do ta kishin ëndërruar një nivel të tillë produktiviteti.

Nga ana tjetër, tifozët e Everton-it e kanë pranuar menjëherë Jack Grealish si idhullin e ri.

Ai ka një fillim fantastik, duke u bërë lojtari i parë i Everton-it që ka dhënë të paktën dy asiste në dy ndeshje radhazi të “Premier League”.

Grealish ka edhe një rekord mbresëlënës kundër Liverpool-it, me më shumë kontribute për gola (7 kundër “Reds”) se ndaj çdo klubi tjetër gjatë karrierës së tij në “Premier League”.

Gjatë kohës në “Anfield”, Jürgen Klopp ishte gjithmonë kundër ndeshjeve të së shtunës në orën 13:30, veçanërisht pas ndeshjeve europiane të Liverpool-it të mërkurën.

Kjo do të ndodhë sërish, pasi “Reds”-at fituan 3-2 ndaj Atlético Madrid në një përballje dramatike në mesjavë.

Rezultatet i kishin dhënë arsye të mjaftueshme gjermanit për t’u ankuar: mes Gushtit 2022 dhe Prillit 2023, Liverpool nuk arriti asnjë fitore në gjashtë ndeshje të “Premier League”.

Në këtë orar (3 barazime dhe 3 humbje), mes tyre edhe një 0-0 ndaj Everton-it. Miqtë në “Anfield” kanë një armë sekrete.

Në takimin e fundit në “Goodison Park”, Everton shënoi i pari nga një goditje standarde.

Meqë zotërimi i topit pritet të jetë i kufizuar për “Blues”, ky mund të jetë edhe këtë herë shansi i tyre më i madh për të shënuar.

Edhe pse nuk mund të krahasohen me Arsenal-in për efikasitet në goditjet e dënimit, Everton ka qenë ndër më të mirët.

Ata shënuan 19 gola nga goditjet standarde në sezonin 2023-24, një total që është tejkaluar vetëm 12 herë në historinë e “Premier League” që nga sezoni 2009-10.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë