Futboll

Derbi i kryeqytetit: Egbo kërkon ndihmën e Zotit, Lerda “qan” mungesën e Trashit

Tirana-Partizani është një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit tonë. Në derbin e kryeqytetit, të dyja ekipet zbresin në fushë këtë të premte me synimin e vetëm: fitoren. Një derbi ndryshe kësaj here, për faktin se duke parë formën e të dy ekipeve, Tirana është skuadra për t’u mundur. Pas fitores në derbin e kaluar, skuadra e drejtuar nga Egbo nuk njeh humbje dhe duan të mbajnë të njëjtin ritëm. Kjo sfidë duket se ka nisur para kohe, teksa klubet kanë vendosur të shfrytëzojnë edhe rrjetet sociale, duke postuar video motivuese.

https://www.facebook.com/partizaniclub/videos/196600974909382/?v=196600974909382
Spoti i Partizanit
https://www.facebook.com/kftirana.al/videos/215475462913526/
Spoti i Tiranes

Në prag të ndeshjes, trajnerët e dy ekipeve folën per mediat. Në fjalën e tij trajneri Sormani u shpreh se e sheh ndeshjen në funksion të titullit kampion, si një ndeshje për të ngushtuar diferencën. Ai tha se është përpjekur që të largojë presionin nga lojtarët, dhe se ka respekt për  Tiranën, por frikë absolutisht jo. Përsa i përket formacionit tekniku konfirmoi mungesën e Trashit, të cilin e konsideron  si mbrojtësi i majtë më i mirë në të gjithë Ballkanin.

Ndërkohë trajneri Egbo ishte më qetë përsa i përket kësaj përballje. Ai u shpreh se këtë sfidë e kanë marrë normalisht si çdo tjetër, se nuk ka frikë nga kundërshtari dhe shprehet se kjo sfidë vlen 3 pikë si çdo tjetër. Por, sipas tij ecuria pozitive nuk ndryshon asgjë, dhe lojtarët janë të qetë, pasi nuk është ndeshja e parë që lojtarët luajnë një derbi. Në rrugën drejt titullit ai tha se ka ende punë dhe gjithçka është në dorë të zotit, sepse është ai që të bën ty të mendosh në mënyrën e duhur. “Zoti ka meritën e parë. Nëse nuk e ke Zotin në krah, gjërat nuk bëhen ashtu siç do ti. Veprat e tij nuk krahasohen me veprat e njeriut. Nëse jep më të mirën, Zoti do shohë dhe do të japë atë që do ti”.

Për derbin masat policore do të jenë të shtuara, ndërkohë raportohet se shitjet e biletave kanë pasur ritme të larta, ku në pak orë klubi bardheblu njoftoi se janë shitur gjysmat e biletave, që i bie një shifër pak më shumë se 10 mijë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë