Futboll

Derbi i krizës, Tirana dhe Dinamo ndahen në barazim në ‘Selman Stërmasi’

Gazeta Si – Tirana-Dinamo ishte një derbi krize në kuptimin e plotë të fjalës, me dy skuadrat që vinin pas situatave të vështira në aspektin e rezultateve. Dhe në fund asnjëra nuk ka mundur të kthehet te fitorja, ndeshja e luajtur në ‘Selman Stërmasi’ përfundoi në barazim, 1-1.

Asani shënoi për Tiranën në pjesëne parë, në të dytën barazoi Denison për Dinamon. Minutat e fundit ishin emocionuese, ndërsa Dinamo mbeti me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Gudiabi.

Tirana nuk mundi ta shfrytëzonte superioritetin numerik dhe barazimi është përjetuar si një humbje te kjo skuadër. Dinamo në anën tjetër, edhe pse mban vendin e fundit me 10 pikë, e konsideron këtë barazim si një hap përpara.

Tirana nuk ka fituar asnjë nga tri ndeshjet e fundit dhe ka humbur terren në klasifikim, ku mban vendin e 4-t.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë