Futboll

Derbi i Italisë zbret në “Allianz Stadium”

Juventus dhe Milan përfaqësojnë titanët e futbollit italian dhe rivaliteti mes tyre ka lindur më shumë se 120 vite më parë. Mes tyre nuk ka pasur asnjëherë dashuri dhë këtë sezon pozicioni në klasifikim nuk është ndër më të mirët. Si bardhezinjtë ashtu dhe kuqezinjtë janë ende larg zonës Champions me një diferencë nga Napoli, Inter dhe Atalanta. Më herët këtë muaj, skuadrat u takuan në Superkupën e Italisë dhe Milan triumfoi 2-1. Dy javë nga ajo përballje Juventus dhe Milan do të kërkojnë pikët maksimale në mbrëmjen e kampionatit në Torino. Juventus që kishte fituar më herët 9 ndeshje rradhazi në shtëpi, nuk e bën diçka të tillë në 4 të fundit ndaj Milan. Kuqezinjtë do të japin gjithçka për të marrë 3 pikët sepse klasifikimi pas Juventus dhe një sërë rivalësh të tjerë, nuk japin siguri për pjesëmarrjen e “bandës” së Conceicao-s në Evropë.

Vlahovic vs Leao, dueli i sulmit në Derbin e Italisë

Për këtë ata kërkojnë për të parën herë nga Shtatori një fitore të dytë rradhazi (pas asaj në Como në mesjavë). Në transfertën e fundit u dëmtuan Christian Pulisic, Alvaro Morata dhe Malick Thiaw që rrezikon të mungojë për një periudhë të gjatë. Spanjolli Morata do të mungojë ndaj ish skuadrës së tij për shkak pezullimi kurse Pulisic mund të bëhët gati në kohë. Do të vazhdojnë të mungojnë të dëmtuarit Samuel Chukwueze, Ruben Loftus-Cheek dhe Alessandro Florenzi. Tek Juventus mirëpresin Dusan Vlahovic dhe Francisco Conceicao-n (djalin e trainerit mik). Ndërsa do të vazhdojnë të mungojnë për dëmtim Arkadiusz Milik, Juan Cabal dhe Bremer. Nga ana tjetër Tim Weah mund të bëjë pjesën e tij ndaj ish skuadrës së babait George përkrah ish milanistit Manuel Locatelli të huazuarit Pierre Kalulu. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë