Futboll

“Derbi i Ballkanit”, Crvena Zvezda del në stërvitje si ekipi favorit

Sonte në “Air Albania”, Tirana do të përballet me një prej rivalëve më të vështirë të shortit në Champions League, e kjo jo vetëm në planin sportiv. Crevena Zvezda do të luajë ndaj kryeqytetasit në një situatë, ku niveli i sigurisë do të jetë mbi normalen.

Serbët vijnë në këtë ndeshje si favoritë dhe kjo u pa edhe gjatë stërvitjes së djeshme në “Air Albania”, ku Zvezdan Terzic, drejtori teknik i ekipit serb përpoq ti motivonte lojtarët, duke i kërcënuar se nëse nuk shënonin të paktën katër gola, atëherë do kishin probleme.

https://streamable.com/5d8h47

Nëse mposhtin Crevena, Tirana në turin e tretë kualifikues, rivalë të mundshëm do të ketë edhe nëntë ekipet fituese të përballjeve në turin e dytë, ku bëjnë pjesë Benfika, Dinamo Kiev si dhe Gent.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë