Futboll

‘Derbi Barceloni’ në rifillimin e ‘La Liga-s’

Nga Gazeta Si – Barcelona e nis vitin 2026 me një udhëtim në stadiumin “RCDE” ku do të përballet me rivalët lokalë të Espanyol në derbin katalanas.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë ndeshje në formë të shkëlqyer, megjithëse Barcelona ka një bilanc më të mirë në këtë përballje.

Kryesuesit e La Liga-s, të drejtuar nga Hansi Flick, synojnë të zgjasin dominimin ndaj fqinjëve të tyre.

Kampionët e Spanjës nuk kanë humbur ndaj Espanyol-it në 13 ndeshjet e fundit.

– Të rejat e fundit nga Espanyol
Espanyol do të jetë pa Charles Pickel, i cili aktualisht ndodhet me përfaqësuesen e RD Kongos në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Roman Terrats gjithashtu do të mungojë për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Javi Puado, i cili ka munguar për shkak të një dëmtimi në gju, mund të rikthehet në skuadër, por ka pak gjasa ta nisë nga minuta e parë për shkak të mungesës së stërvitjes.

Pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme dhe Manolo González pritet të hedhë në fushë një formacion të plotë në skemën 4-3-3, me Roberto Fernández si referenca e sulmit.

Të rejat e fundit nga Barcelona
Barcelona merr një shtysë të madhe përpara derbit, pasi trajneri Hansi Flick konfirmoi se Dani Olmo ashtu edhe Lamine Yamal janë të gatshëm për sfidën.

Olmo, i cili zhvendosi shpatullën gjatë sfidës me Atlético Madrid në Dhjetor, tani është rekuperuar plotësisht. Yamal, që mungoi në seancën stërvitore të së enjtes, është ribashkuar gjithashtu me skuadrën.

Mesfushori Pedri pritet të luajë pas mungesës në ndeshjen e fundit kundër Villarreal-it për shkak të një problemi në pulpë.

Megjithatë, Barcelona do të jetë pa Andreas Christensen, i cili pësoi një dëmtim të ligamentit kruciat (ACL) gjatë një seance stërvitore në fillim të këtij muaji.

Mesfushori Gavi përballet me një periudhë të gjatë jashtë fushave pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju. Ronald Araújo, i cili së fundmi mori një pushim për t’i dhënë përparësi shëndetit të tij mendor, është rikthyer në stërvitje me skuadrën dhe mund të përfshihet në derbi.

Forma e Espanyol
Espanyol ka impresionuar ndjeshëm, duke regjistruar 10 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje në 17 ndeshje, çka i rendit në vendin e 5-të me 33 pikë.

Skuadra e Manolo González ka fituar 5ndeshje rradhazi në “La Liga” dhe vjen pas një fitoreje 2-1 në transfertë ndaj Athletic Club.

Pavarësisht fuqisë sulmuese të ekipeve kryesuese, Espanyol ka një nga mbrojtjet më të forta në kampionat, duke pësuar vetëm 17 gola në 17 ndeshje.

Forma e Barcelona-s
Skuadra e Hansi Flick ka qenë e jashtëzakonshme këtë sezon, duke e çuar serinë e fitoreve në 8 rradhazi në “La Liga”.

Barcelona aktualisht kryeson kampionatin me 46 pikë pas 18 ndeshjeve, me një bilanc mbresëlënës prej 15 fitoresh, 1 barazimi dhe 2 humbjesh.

Katalanasit kanë shënuar 51 gola këtë sezon – më shumë se çdo skuadër tjetër në “La Liga” – por kanë pësuar edhe 20 gola, shifra më e lartë mes 7-të skuadrave të para të renditjes.

Formacionet e mundshme
– Espanyol:
Dmitrovic; El Hilali, Calero, Cabrera, Romero; Gonzalez, Edu, Lozano; Dolan, Fernandez, Milla.
– Barcelona: J. Garcia; Kounde, Cubarsi, E. Garcia, Balde; Pedri, De Jong; Yamal, Fermin, Raphinha; F. Torres.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë