Gazeta Si – Marjorie Taylor Greene, një kongresmene amerikane që mbështet Trump, festoi vdekjen e Papa Françeskut në platformën “X”.
“Sot”, – shkroi ajo në llogarinë e saj “X”, e cila ndiqet nga 1.5 milionë njerëz, “ka pasur ndryshime të mëdha në udhëheqjen globale. E keqja mposhtet nga dora e Zotit”.
Greene – e cila e përshkruan veten si një “e krishterë” në biografinë e saj në rrjetin social në pronësi të Elon Musk – kishte profilin e saj në platformën sociale, e cila në atë kohë quhej ende Tëitter, e pezulluar për postimin e dezinformatave në lidhje me Covid.
E lidhur më parë me grupin konspirativ QAnon, Greene ka mbështetur vazhdimisht pretendimet e Trump për mashtrim në zgjedhjet e vitit 2020.
Postimi që festonte vdekjen e Papës shkaktoi qindra protesta nga ndjekësit. “Ti je një turp për Amerikën”, – i shkroi asaj një përdorues që e identifikoi veten si një “republikan i shqetësuar”.
“Si jetoni”, – komentoi një tjetër ndjekës, “me gjithë këtë urrejtje në zemrën tuaj?”. “Çfarë lloj e krishtere”, – shtoi një ndjekës i tretë, “mund të kërcejë mbi varrin e një njeriu dhe të flasë për vullnetin e Perëndisë?”.
Në një postim të publikuar të dielën në “X”, Greene postoi një imazh të shenjtë të Jezusit dhe komentin: “Shpresoj që ata të kenë një Pashkë të mrekullueshme. Ai u ringjall dhe ne të gjithë jemi falur”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.