“Kosova është Evropë!”. Kjo është deklarata e lëshuar nga deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.
Një deklaratë e fortë e një shteti që prej muajsh është nën agresionin rus dhe mbi të gjitha Ukraina nuk e ka njohur akoma Kosovën e pavarur.
Kosova është Evropë!
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 11, 2022
A powerful speech from MP @GoncharenkoUa on Kosovo’s right to sit amongst fellow Europeans at the Council of Europe.
Kosovo and Ukraine both stand on the side of freedom, democracy and human rights. 🇽🇰🇺🇦 pic.twitter.com/e8MPP1QXiA
Ai i bëri thirrje Parlamentit të Ukrainës që të njoh pavarësinë e Kosovës.
“Kosova duhet të njihet nga të gjitha vendet e Këshillit të Evropës. Për momentin, 12 vende nuk e kanë njohur ende atë. Ju drejtohem juve, ju lutem njiheni këtë vend si një shtet të pavarur për çka ata luftuan për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre. Ata duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të jemi më të fortë, dhe ky vend do të lulëzojë gjithashtu. Le të mbështesim votën e lirë, le të jemi më të fortë, më të mëdhenj, le të mbështesim Ballkanin Perëndimor”, tha deputeti ukrainas.
Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës foli për herë të parë edhe deputetja e Kosovës, Saranda Bogujevci e mbijetuar e luftës së Serbisë. Ajo i dha mbështetjen e saj Ukrainës duke e kuptuar se çfarë po përjeton ky popull. Vetë Bogujevci e mbylli fjalimin “Slavia Ukraina! (Rroftë Ukraina)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




