Politike

Deputeti socialist e quajti ‘ruse”. Ina Zhupa: Erjon Braçe tu rrit boja, sa shumë m.. të ha goja. Tension në Kuvend, PS ikën nga seanca

Nga Gazeta Si- Ndërkohë që pritej interpelanca me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu, e thirrur nga Ina Zhupa për vdekjen e 14-vjeçarit Martin Cani, deputetët e PS-së braktisur seancën, çka ka krijuar edhe debat edhe tension midis opozitës dhe kryetares së Kuvendit.

Sapo mori fjalën, deputetja e PD, Ina Zhupa tha “Erion Braçe tu rrit boja, sa shumë m… të ha goja”, si një përgjigje për Braçen i cili më parë e quajti “ruse”.

Menjëherë pas kësaj, deputetët e PS janë larguar nga salla, duke lënë vetëm deputetët e opozitës. Pa kërkuar falje Ina Zhupa, ata thanë se nuk do kthehen në sallë.

Kryetarja e Kuvendit ka ndërprerë seancën ndërkohë që ka qenë Gazmend Bardhi ai i cili ka mbrojtur Zhupën, duke thënë se ajo nuk tha asgjë më shumë se sa ka thënë kryeministri Rama njëherë e një kohë, duke nxjerrë edhe audion ku Rama thotë ndër të tjera “gruas time dhe familjes time ti i ha atë që nuk thuhet”.

Disa minuta më pas, grupi socialist lajmëroi që pa kërkuar falje Zhupa, seanca nuk vazhdon, duke u mbyllur për tu mbledhur një herë tjetër.

Deputetja e PD-së Ina Zhupa ka folur pas ndërprerjes së seancës, duke thënë se fjala që ka dashur të thotë është “miza” por maxhoranca e inskenoi të gjithën që të mos lejohej interpelanca.

“Ishit dëshmitarë të një inskenimi bajat që bëri maxhoranca me demek u indinjuan nga fjalët e popullit shqiptar dhe nuk ishin indinjuar kur u vra në dyert e shkollës Martini, por zgërdhiheshin atje në vend të jepnin dorëheqjen apo të shkonin në funeral. Unë asaj interpelance i qëndroj, fjalorit, dhe asaj që i thashë z. Braçe, të mos hajë shumë miza, nuk trembemi nga z. Braçe dhe askush tjetër. Nëse ka një fjalor për t’u dënuar është ai i kryeministrit Edi Rama dhe z.Braçe. Le të marrin masa njëherë për ta, pastaj për ne të tjerët”, tha Zhupa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë