Drejtësia

Deputeti i PS, Tërmet Peçi më shumë se 1 orë në SPAK: Të fala Ristanit!

Gazeta Si – Ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, aktualisht deputet i Partisë Socialist, ka qëndruar rreth 1 orë e 15 minuta në SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët. Nuk është e qartë se përse ishte thirrur ish-kryebashkiaku i Tepelenës në Prokurorinë e Posaçme.

Por pasi doli nga godina e SPAK, Peçi nuk dha shpjegime, por u mjaftua me komentin: “Të fala Ristanit”.

Me këtë deklaratë të shkurtër, deputeti socialist la të kuptohet se ishte marrë në pyetje për kallëzimin e bërë nga PD në prill të këtij viti, konkretisht nga Arben Ristani lidhur me tenderët e Bashkisë Tepelenë për rindërtimin pas tërmnetit të vitit 2019.

Peçi e ka drejtuar Bashkinë e Tepelenës nga viti 2011 deri në 2025-ën, kur u dorëhoq për të kandiduar si deputet i PS në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë