Gazeta Si – Sekretari i Përgjithshëm dhe njëkohësisht deputet i PD, Flamur Noka është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Pas dëshmisë që zgjati rreth 1 orë, në dalje të institucionit ai tha se dëshmoi për një sërë çështjesh që lidhen me krimet zgjedhore.

“Janë dhjetëra raste kallëzimesh dhe referimesh që PD dhe opozita ka paraqitur të Skap-i i partisë duke nisur që nga Durrësi, Vora, Elbasani, Shkodra, Fieri, Vlora dhe gjithë Shqipëria. Ne nuk jemi organi hetimor. Organi hetimor supozohej të ishte ky këtu mbrapa, u shpreh Noka. – Isha për një sërë kallëzimesh që lidhen vetëm me krimet zgjedhore dhe konstatova që task-forca elektorale për krimin zgjedhor kishte vdekur atë ditë që ishte krijuar. Ne jemi Parti Demokratike, forcë transparente dhe çdo gjë e kemi vënë në dispozicion. Transparenca është ajo që na karakterizon. S’kemi asgjë për të fshehur dhe s’kemi çfraë të themi më shumë”, u shpreh Noka.
Kjo është hera e dytë që Noka paraqitet në SPAK pasi më herët është paraqitur edhe në mars të 2023-it.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.