Nga Gazeta ‘Si’ – Deputeti gjerman i Parlamentit Europian, Reinhard Butikofer, ka reaguar pas votimit të rezolutës së PE-së, me të cilën dënohet sulmi terrorist dhe kërkohet heqja e masave ndaj Kosovës.
“Në rezolutë vërtet ka shumë elementë më interesantë dhe të rëndësishëm. Është ndoshta rezoluta më e fortë dhe më vendimtare që PE-ja ka pranuar në disa vite për këtë çështje. Identifikon qartë përgjegjësinë serbe për përshkallëzimin e tensioneve”, shkroi ai në platformën “X”.
Sulmin në Banjskë eurodeputetët e kanë cilësuar si sulm të tmerrshëm terrorist nga ana e paramilitarëve mirë të organizuar serbë.
Nëpërmjet të kësaj Rezolute i bëhet ftesë institucioneve evropiane që të ndërmarrin masa restriktive ndaj Serbisë, nëse hetimet dëshmojnë për lidhje të drejtpërdrejtë të shtetit të Serbisë me sulmin në Banjskë, ose nëse autoritetet e Beogradit nuk do të tregojnë vullnet për bashkëpunim të plotë në procesin e hetimeve.
Parlamenti Europian kërkon gjithashtu vendosjen e sanksioneve edhe ndaj aktorëve destabilizues në veri të Kosovës dhe liderët e rrjeteve kryesore të krimit të organizuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




