Reforma zgjedhore pritet të jetë një nga prioritet kryesore të politikës shqiptare. Me një Parti Demokratike dhe aleatët e saj jashtë Parlmaentit, socialistët janë nën presionin e së ashtuquajturës opozitës së re, e cila po kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor. Socialistët ndërkaq pritet të jenë përballë kërkesë konkrete të opozitës së re parlamentare për ndryshimin e sistemit, pasi dy deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri kanë depozituar kërkesën për ndryshimin e sistemit, nga proporcional rajonal me lista të mbyllura, me lista të hapura dhe lista të hapura.
Edhe Nisma Thurje depozitoi pranë bashkëkryetares së komisionit të posaçëm të reformës zgjedhore, demokrates, Rudina Hajdari dhe anëtarit Ralf Gjoni, nismën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kjo nismë është firmosur nga një numëri i konsiderueshëm qytetarët që duan ndryshimin e sistemit.
Në një dalje për mediat, nga selia e Kuvendit, përfaqësuesit e Nismës, por edhe deputetët Rudina Hajdari dhe Ralf Gjonit thanë se ndryshimet synojnë ti rikthejnë qytetarëve të drejtën për të vendosur.
Gjatë fjalës së saj deputetja Hajdari falenderoi qytetarët që i janë bashkuar kësaj nisme.”Kanë 30 vite që e kanë zaptuar Shqipërinë. Falenderoj çdo qytetar që i është bashkuar kësaj nisme. Duam të jemi në gjendje të kërkojmë vullnetin e çdo partie politike. Ju faleminderit shumë qytetarëve që i bashkohen kësaj nisme. Kuvendi është i shqiptarëve dhe jo i disa politikanëve. Nëse ne vërtet një ditë do ta bëjmë ndryshimin ashtu siç është për të ndodhur ne duhet t’ja rikthejmë parlamentin shqiptarëve, t’ja rikthejmë sovranitetin shqiptarëve dhe jo disa politikanëve që e kanë zaptuar dhe sunduar Shqipërinë”, tha Hajdari.
Drejtuesi i Nismës, Endri Shabani sot gjatë dorëzimit të propozimit ligjor të Nismës Thurje për ndryshimin e sistemit zgjedhor. “Kushtetuta në preambulën e vetë thotë “Ne populli i Shqipërisë…vendosim. Nuk thotë “Ne kryetarët e partive vendosim”. As nuk thotë “Ne banorët e rezorteve luksoze të kodrave të Tiranës vendosim”. Ajo thotë “Ne populli shqiptar” sepse në një demokraci të vërtetë sovraniteti i përket popullit dhe vetëm popullit. Propozimi ynë për ndryshimin e sistemit zgjedhor synon pikërisht të na rikthejë ne qytetarëve të Shqipërisë të drejtën për të vendosur”, theksoi Shabani.
Ndërsa Pano Soko u shpreh se “ne duam dhe kemi kërkuar te drafti që kemi parashikuar sot që kjo të ndryshojë. Pra që deputetët të zgjidhen nga populli dhe jo nga kryetari, sepse sovraniteti i përket popullit dhe llogaridhënia i duhet dhënë popullit dhe jo kryetarit. Përveç pjesës së listës së hapur, ne kemi propozuar edhe proporcional kombëtar, pra nuk duam që Shqipëria të ndahet në rajone, siç është ndarë deri më sot, pra të jetë një rajon i vetëm, të jetë proporcional kombëtar me një listë”.
Socialistët janë shprehur të hapur për diskutimin e sistemit zgjedhor, edhe pse bashkëkryetari socialist i komisonit të posaçëm, Damian Gjiknuri ka deklaruar se sistemi aktual është i mirë dhe i preferuar nga PS-ja. Ndërsa vetë socialistët janë pritje të qëndrimit final të PD-së, e cila nuk ka dhënë ende ndonjë preferencë për ndryshimin e sistemit, pavarësisht se është nën presionin e aleatëve të saj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.