Politike

Deputetët socialistë: Të rishikohet koncesioni i Aeroportit të Rinasit

Grabitja e përgjakur e së martës brenda Aeroportit të Rinasit ka sjellë reagimin e përfaqësuesve të mazhorancës. Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj në një prononcim për mediat, është shprehur për rishikimin e kontratës së koncesioneve, duke nënkuptuar edhe të Rinasit. “Ngjarja ishte shume e rëndë. Ajo tregoi nevojën për rishikim të koncesioneve jo vetëm në aeroportin e Rinasit por edhe në vende të tjera. Edhe pse është e vështire, duhen marrë masa për rishikim të koncesioneve. Përgëzoj punën dhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit”, tha Felaj.

Ndërsa deputetja Mimi Kodheli tha se cenimi i sigurisë kombëtare është fjalë e madhe dhe në këtë ngjarje nuk u realizua.“Cenimi i sigurisë kombëtare është fjalë e madhe, por ngjarja e Rinasit është e rëndë dhe duhet parë me seriozitet”, u shpreh Kodheli.

Edhe Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj, në një prononcim për mediat, hodhi akuza për mënyrën se si operon kompania koncesionare. Ai theksoi se kompania koncesionare e Rinasit vepron me rregulla të forta për pasagjerët, në një kohë kur nuk siguron dot hapësirën e Aerodromit të Rinasit

Paulin Sterkaj, deputet i PS

“Tani gjithmonë këto që thyejnë ligjin janë një hap më përpara në strategjinee e tyre për të bërë grabitjen. Realisht unë nuk i çmoj si të mira masat që janë marrë pas disa rasteve që kanë ndodh në Rinas dhe në rrugën e Rinasit. Duhet të hetohen më në thellësi problemet e lëvizjes së parave. Përderisa ka një klallauz që tregon se lëvizin një shumë e madhe parash, kjo tregon se ka një person që drejton. Edhe hetimi duhet të bëhet më i thellë. Asnjë polici private nuk ka të drejtë për hyrë me armë tek avioni, pasi kalojnë në skaner. Unë i bëj thirrje koncesionarit që operon në aeroport, sa kontrollojnë cantat me kujdes sa na heqin edhe rripin nga brezi, të sigurojë territorin ku operojnë në Rinas për të mos hyrë kriminelët siç hynë dje pasi ka edhe pasoja. Unë mendoj që policia e shteti ka për të operuar pasi i ka provat”, u shpreh Sterkaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë