Politike

Deputetët e PS mblidhen në Elbasan, do të trajnohen si të komunikojnë dhe të përcjellin mesazhet në rrjetet sociale, Rama mesazh pas mesdite

Kryeministri Edi Ram ka mbledhur deputetët në  Elbasan kryesisht për t’i trajnuar për komunikimin dhe rrjetet sociale.

Punimet janë parashikuar në tre pjesë. Fjalën hapëse Niko Peleshi, si kreu u grupit parlamentar i cili do të flasë për ‘Sfidat e Sesionit Parlamentar’. Më pas, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, dhe Taulant Balla, ministër i Shtetit me Parlamentin.

Në pjesën e parë deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit”, dy nga nismat më të fundit të mazhorancës. Dy kryetarët e komisioneve Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe jo vetëm do të analizojnë punën por do të njohin kolegët e tyre edhe me objektivat dhe ecurinë e komisioneve në vazhdimësi.

Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, punën në parlament dhe mesazhet publike deri në zgjedhjet e parlamentare. “Trajnimi” i deputetëve për komunikimin do të mbahet nga zyra e shtypit të Partisë Socialiste për koordinimin e mesazheve dhe rritjen e komunikimit publik, edhe përmes rrjeteve sociale.

Në pjesën e trete pritet nje mesazh i kryeministrit Edi Rama i cili do tu bashkohet deputeteve rreth orës 14.00


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë