Politike

Deputetët e PD përleshen me gardistët, bllokojnë hyrjen e ministrave dhe kolegëve socialistë në Parlament (foto)

Nga Gazeta 'Si'-Është tensionuar situata në godinën e Parlamentit, ku deputetët e opozitës, të përjashtuar nga punimet, janë përleshur me gardistët.

Deputetët nuk lejohet të futen në sallë pasi janë të përjashtuar për djegien e karrigeve në seancën e të hënës. Pasi iu është bllokuar hyrja kryesore, ata kanë tentuar të futen nga mbrapa godinës, por nuk janë lejuar nga gardistët.

Kjo ka sjelle tensionimin e situatës dhe deputetët e PD kanë penguar kolegët socialistë dhe ministrat e qeverisë të futen në godinë, duke i shtyrë.

Në një moment deputeti Frrok Gjini ka tentuar të futet në Kuvend, por nuk e kanë lejuar.

Ai dëgjohet të thotë në debat me Flamur Nokën: Nuk ka bir k**** të më ndalojë mua, o i gjallë o i vdekur futem në Parlament.

Flamur Noka: Ik Frrok, hajde tani, ik!

Frrok Gjini: Mos më prek më dorë!

Flamur Noka: Ik Frrok, nuk hyn.

Frrok Gjini: Ore s’më prek kush më dorë mua. S’ka bir k**ve që më ndalon të hyj në Parlament.

Flamur Noka: Frrok hajde me mua të flasim.

Frrok Gjini: S’kam punë me ty, do hyj në Parlament. Nuk kthehem pas unë. Do hyj në Parlament.

Ndërsa deputeti Luan Baçi dëgjohet t'i drejtohet Niko Peleshit: “Niko mos bëni të fortin”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë