Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, i cili ka shkuar në Kuvend për të raportuar për veprimtarinë vjetore nuk është lejuar të flasë në foltore nga deputetë e opozitës.
“Mos prekni mjetet, mos i nxirrni nga funksionet, punonjësit e Gardës të garantojnë”, tha kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
Pasi deputetët nuk e lejuan që të raportojnë raportin e KLSH-së në Kuvend, Arben Shehu u largua nga salla.
“Ju nuk keni asnjë interes të dëgjoni raportin e KLSH. Atëherë, lexohet projektrezoluta nga Komisioni përgjegjës, ai për Ekonominë dhe Financat. Duke ju kërkuar ndjesë në emër edhe të deputetëve të opozitës, jeni i lirë të largoheni”, shtoi kryetarja e Kuvendit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




