Politike

Deputetët boshatisin sallën e Kuvendit, seancë ‘halli’ për qytetarët   

Seanca parlamentare këtë të martë u thirr për hallet dhe problemet e elektoratit, ndaj ajo quhet ndryshe seanca “e gjelbër”.

Por edhe pas një jave pushim, Kuvendi filloi me vonesë për mungesë kuorumi.

Ligjvënësit kishin katër orë kohë për të sjellë gjetjet në zonat elektorale, një sallë bosh ku deputetët numëroheshin me gishta.

Të vetmit të pranishëm ishin ata që kishin depozituar fjalën.

Të tjerët sa plotësuan kuorumin u larguan.

Nga 41 diskutantë vetëm 9 prej tyre ishin nga PS. Të tjerët nga opozita.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë