Nga Gazeta ‘Si’ – Në seancën plenare, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kërkoi nga foltorja e Kuvendit ngritjen e një komisioni të ri, Komisionin e të Vërtetës, një propozim nga deputeti Dash Sula.
“Nuk është TikTok rrugaçi por është Encrochat krimineli vrasësi trafikanti …Ua kemi borxh qytetarëve, duhet transparencë për qytetarët”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.
Ai tha se krijimi i këtij Komisioni është i domosdoshëm për të nxjerrë para qytetarëve shqiptarë lidhjet e politikës me krimin dhe shtoi se sipas tij, ka pasur deputetë që kanë përdorur 2-3 Sky Ecc ose Encro Chat.
“Është faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme se telefonat e enkriptuar janë telefona që tregojnë lidhjet e tmerrshme të qeveritarëve me krimin, me banditët, të banditëve njëri me tjetrin. Në duart e shqiptarëve kanë qenë 15-mijë telefona të tillë, nga 60-mijë në të gjithë planetin. Nga të cilët, nga këta 15-mijë, 8-mijë kanë qenë brenda në Shqipëri, nga të cilët përqendrimin absolut e ka patur ndërtesa e këshillit të ministrave me 73 të tillë.
Në qoftë se ju nuk pranoni komisionin, PD do t’i publikojë 1 nga 1 para shqiptarëve ato 1-milionë faqe me dokumenta si detyrim ndaj shqiptarëve”,- u shpreh Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.